Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Belgjikë, shkon mbi 22 mijë numri i viktimave nga Covid

Numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Belgjikë ka shkuar mbi 22 mijë.

Në këtë vend, COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 22.006 personave. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Belgjikë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë regjistruar 763.885 raste, ndërkohë numri mesatar i rasteve të reja ditore ka qenë 2.293.

Në vend vala e dytë filloi në muajin tetor, ndërsa në fillim të muajit nëntor shifrat e rasteve ditore të reja arritën në mbi 15 mijë. Shifrat shënuan ulje me masat e zbatuara që nga tetori. Numri i rasteve prej rreth 3 muajsh varion të jetë në rreth 2 mijë.

Ndërkohë, në fushatën e vaksinimit që filloi në fillim të vitit, deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës 461 mijë persona, ndërsa 296 mijë të tjerë dozën e dytë. Në këtë mënyrë 5 për qind e popullsisë së moshës së rritur në vend ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Postime të ngjashme

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

Suedia ka numrin më të madh të rasteve me Covid-19 për person në Europë

S.B.

Stoltenberg: Rusia të ndalojë menjëherë lëvizjet e trupave drejt Ukrainës

S.B.

Biden: Strategji për sektorin e gjysëm-përçuesve në kuadër të modernizimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...