“Bëmë historinë së bashku”, Granit Xhaka falënderon Petkovicin pas largimit nga Zvicra

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka ardhur me një falënderim dhe fjalë të mëdha për trajnerin Vladimir Petkovic, i cili u largua nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

 

Drejtuesit e Zvicrës kanë konfirmuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin Vladimir Petkovic, pas Euro 2020, pasi trajneri do ta marr drejtimin e klubit francez Bordeaux.

Largimi i trajnerit nga ekipi përfaqësues ka bërë që shumë tifozë dhe lojtar të reagojnë dhe njëri nga ta padyshim se është kapitenit Granit Xhaka, i cili nuk ka hezituar ta falënderoj për udhëtimin e pabesueshëm së bashku.

“Çfarë udhëtimi! Zotëri, unë vetëm dua të ju falënderoj për gjithçka. Ne bëmë historinë së bashku!”.

“Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm – faleminderit për gjithë punën tënde të palodhur, për mbështetjen tënde dhe për mënyrën sesi e ke formuar një ekip kombëtar në një grup vëllezërish”.

“Ne nuk do ta harrojmë punën tuaj dhe ju urojmë të gjitha të mirat në Bordeaux”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/GranitXhaka/posts/376446780504727

Ndryshe, Xhaka dhe Petkovic kanë pasur një marrëdhënie superiore mes vete, me shqiptarin që u bë kapiten i Zvicres nën urdhrat e trajnerit boshnjak. 

Related posts

Montella: Locatelli në Juventus mund të përmirësohet akoma

Z H

Juventusi synon në janar ‘goditje’ të trefishtë

D V

Shqipëria mposhtet nga Polonia, vendos pjesa e dytë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com