Ben-Meir: Njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo të largohet Putini

nga Xh M

Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanike, nëpërmjet një artikulli autorial të botuar së fundi kushtuar rrjedhës së tensionuar të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo presidenti rus, Vladimir Putin, të largohet përfundimisht nga skena politike.

Ben-Meir ka shtuar se përpjekjet e vazhdueshme të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për të pohuar sovranitetin shtetëror mbi komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të territorit nuk e forcojnë pavarësinë e Kosovës. Prandaj, ai ka sugjeruar kreun e ekzekutivit të fokusohet më shumë në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (BE).

“Kurti, i cili gjithnjë e më shumë përshkruhet si nacionalist, duket se tregon padurim në përpjekje për të pohuar dhe ripohuar pavarësinë e Kosovës, veçanërisht në veriun e banuar me shumicë serbe. Kurti e di shumë mirë se pavarësisht nëse Serbia e njeh apo jo Kosovën, vendi është i pavarur dhe njihet nga më shumë se 100 vende”, ka argumentuar Ben-Meir.

“Përsëri, duke pasur parasysh rrethanat mbizotëruese, çdo veprim i ndërmarrë nga Kurti, pavarësisht se sa i justifikuar mund të jetë, duhet të koordinohet me BE-në për aq kohë sa mund të krijojë një efekt negativ. Kjo nuk sugjeron që Kurti nuk ka të drejtë të ndërmarrë një veprim të tillë; koordinimi me BE-në është i nevojshëm”, ka shtuar ndër të tjera ai, shkruan Albanian Post.

BE-ja dhe shtetet anëtare, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga “hapat e njëanshëm” që mund të rrisin më tej tensionet, posaçërisht në veriun e trazuar të Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More