Benitez tregon arsyen e largimit nga Real Madridi, zbulon nëse ishte Ronaldo

nga D. V.

Ish-trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez ka folur për kohën e tij në klubin mbretëror duke thyer heshtjen rreth largimit të tij.

Trajneri spanjoll ka folur për Real Madridin dhe largimin e tij nga Los Blancos në një intervistë për MBC Masr 2 në Egjipt.

Ai ka zbuluar përfundimisht se largimi i tij kishte të bënte me problemet brenda klubit dhe jo me Cristiano Ronaldos, ashtu siç është raportuar.

“Nuk është e vërtetë që u largova nga Real Madrid për Cristiano Ronaldon. Nuk ka pasur kurrë asnjë problem mes nesh; ai është një lojtar i madh dhe një fenomen”, ka thënë fillimisht Benitez.

“Unë u largova për shkak të disa çështjeve të brendshme brenda klubit, por ata nuk kishin të bënin me Ronaldon”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, Benitez qëndroi te Real Madridi për vetëm gjashtë muaj, nga qershori 2015 deri në janar 2016, ku pati 25 ndeshje, nga to 17 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More