Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Benjamin Netanyahu ‘braktis’ Trumpin, uron për fitoren Joe Biden

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, një nga aleatët më të ngushtë ndërkombëtarë të Presidentit Donald Trump, ka uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale kandidatin demokrat  Joe Biden .

Sipas deklaratës nga këshilltari i mediave i kryeministrit, Biden “përsëriti angazhimin e tij të thellë ndaj Shtetit të Izraelit dhe sigurisë së tij”, ndërsa Netanyahu përshkroi “lidhjen speciale” midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara si një “komponent themelor i sigurisë së Izraelit dhe politikën e saj.

Telefonata është e rëndësishme sepse Netanyahu,  një nga mbështetësit më të flaktë të presidentit Trump, kishte vonuar dukshëm urimin për Bidenin dhe u përpoq të gjente fjalët e duhura kur më në fund e uroj.

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin gjithashtu foli me Bidenin për herë të parë që nga zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Si një mik i vjetër i Shtetit të Izraelit, ju e dini që miqësia jonë bazohet në vlera që janë përtej politikës partizane dhe se nuk kemi asnjë dyshim që, nën udhëheqjen tuaj, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për sigurinë dhe suksesin e Izraelit”, Rivlin i tha Bidenit, sipas një leximi të dhënë nga zyra e presidentit.

Postime të ngjashme

Arabia Saudite nuk do të pranojë asnjë person nga jashtë për kryerjen e Haxhit këtë vit

Dafina Vidishiqi

COVID-19 në SHBA: 431 të vdekur në 24 orët e fundit

Dafina Vidishiqi

Joe Biden i dhuron Boris Johnsonit një biçikletë me ngjyra të flamurit të Britanisë së Madhe

Dafina Vidishiqi

BE dritë jeshile pasaportës dixhitale të vaksinimit

Dafina Vidishiqi

G7-ta me projekte infrastrukturore kundrejt Kinës

Zekirija Haxhiu

SHBA, 431 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...