Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Bentancur: Juve e ka fituar titullin edhe kur ka qenë më shumë se 10 pikë prapa

Rodrigo Bentancur është i bindur se Juventusi gjithmonë do të sfidojë për Scudetto, edhe pse ka mbetur prapa këtë sezon (në vend të gjashtë).

Në një intervistë për Sky Sport Italia, uruguaiani ka folur për vitin 2020 që kulmoi me humbjen befasuese nga Fiorentina.

“I kishim zhvilluar ndeshjet e mëparshme me mentalitet të fortë, por ashtu nuk ndodhi ndaj Fiorentinas. Ajo ndeshje na tregoi se duhet ta marrim secilën ndeshje me mentalitetin e duhur që nga minuta e parë, përndryshe do të nëpërkëmbemi”.

“Akoma jemi në garë për Scudetto, e dimë këtë. Edhe para se të vija unë, e di se ka pasur momente kur Juve ndodhej 10 pikë prapa liderëve dhe sërish e ka fituar titullin”.

“Pas secilës ndeshje, duhet menjëherë të fillojmë të fokusohemi për testin e radhës. Kjo është qasja që duhet ta kemi të gjithë”, ka deklaruar Bentancur. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Z H

Lëndohet rëndë Ozil, u largua me ndihmën e të tjerëve

Z H

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Z H

Superliga, sot zhvillohen dy takime

Z H

Liverpooli thyen rekordin historik: 5 humbje radhazi në shtëpi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...