Agjencia Zhurnal.mk

Bentley Continental GT thyen rekordin në “Pikes Peak” për veturat serike

Kompania e njohur britanike e veturave, Bentley, përmes një lajmi të shkurtër ka bërë të ditur se me modelin e saj Continental GT ka thyer rekordin për veturat serike në pistën e famshme amerikane “Pikes Peak”.

Në timonin e këtij Continental GT me motor W12 me kapacitet prej 635 kuajfuqi, ishte veterani i “Pikes Peak” Rhys Millen, transmeton Koha.net. Millen ka arritur të bëjë një xhiro prej 19.98 kilometra me 156 kthesa për vetëm 10:18.488 minuta me një shpejtësi mesatare prej 112 kilometra në orë, gjë që i bie që për 8.4 sekonda më shpejtë sesa rekordi i fundit për veturat serike që është shënuar në vitin 2015.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar, Bentley ka thyer rekordin në “Pikes Peak” me Bentayga për SUV-ët serikë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...