Bentley së fundmi “i tha lamtumirë” Continental GT-së së vjetër me versionin e fundit me motor V8, Edition 8.
Një javë më vonë, marka luksoze britanike po prezanton modelin e ri Continental për të cilin ka zbuluar disa imazhe të hershme.
Motori me djegie dhe ai elektrik punojnë së bashku dhe kombinojnë 771 kuaj fuqi.
Këto përmirësime thuhet ta transformojnë Continental GT-në e re në “veturën Bentley më dinamiken në historinë 105 vjeçare të kompanisë”.
Numra të tjerë të performancës nuk janë bërë të ditur, por me sa duket do të jetë më i shpejtë se paraardhësi.
Bëhet e ditur se gjenerata e ardhshme Continental GT debuton në qershor si një coupe.