Benzema e thotë publikisht: Mbappe do të vijë në Real Madrid

Ëndrra e madhe e Real Madridit është të nënshkruajë me sulmuesin francez Kylian Mbappe.

 

Por edhe dëshira e lojtarit është që një dit ta vesh fanellën e Los Blancos, pasi ai njihet si një tifoz i madrilenëve.

Ka qenë bashkëkombësi i tij, Karim Benzema që ka folur për të ardhmen e Mbappes, duke konfirmuar se një ditë ai do të luaj për Realin.

“E ka thënë vetë MBappe, që do të provojë një aventurë të re. Një ditë do të luajë për Real Madridin, nuk e di se kur do të ndodhë, por është vetëm çështje kohe”, tha Benzema për L’Equipe.

Tutje sulmuesi i Los Blancos ka folur edhe për rikthimin e tij te Kombëtarja e Francës, ku tha se synon të fitojë tituj.

“Jam kthyer në kombëtare për të fituar një trofe”, tha sulmuesi madrilen.

Benzema dhe Mbappe janë dy miq të mirë dhe dyshja mund të jetë partner në sulmin e Los Blancos nga edicioni i ri.

Mbappe vazhdon të mbetet objektivi kryesor i madrilenëve, teksa sulmuesit francez i skadon kontrata me PSG-në në verën e vitit të ardhshëm. 

Related posts

Aterimi i pamundur në aeroport e detyroi të zbriste me helikopter në kopshtin e një shtëpie, familja mbesin të habitur kur mësojnë se ishte Tom Cruise

D V

Lewandowski u hakmor ndaj Barcelonës me një përfundim të shkëlqyeshëm të aksionit, goli i tij krahasohet me atë të Messit

D V

Komiteti Olimpik shpërblen fitueset e medaljeve olimpike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More