Agjencia Zhurnal.mk

Benzema: Mos më krahasoni me Giroud, për të jam si Formula 1

Sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzemas nuk i ka pëlqyer aspak krahasimi që i është bërë me bashkatdhetarin e vet, sulmuesin e Chelsea, Olivier Giroud, duke thënë se është njëlloj si ta krahasosh një Formula 1 me Karting.

Benzema po iu përgjigjej pyetjeve të ndryshme gjatë një sesioni drejtpërdrejt në rrjetet sociale dhe nuk mundi t’i ikte pyetjes rreth vendimit të trajnerit të Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, për ta zëvendësuar atë me Olivier Giroud, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi madrilen zgjodhi t’i përgjigjej kësaj pyetje me një analogji të garës me makina.

“Mos e ngatërroni Formula 1 me Karting. Unë jam Formula 1”, u përgjigj Benzema kur u krahasua me Giroud.

Benzema u lidh në linjë me legjendën braziliane Ronaldo Nazario, duke e shfaqur admirimin për të si idhull të fëmijërisë.

“Po flisja me tifozët e mi dhe po u thosha se u dashurova në futboll kur të pashë ty në TV”, i tha Benzema Ronaldos.

“Për mua, ti je më i miri. Ata thanë se edhe Zinedine Zidane, por unë thashë ju”, shtoi ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...