Agjencia Zhurnal.mk

Benzema një admirues i asistimeve me thembër – statistika që e dëshmon këtë

Karim Benzema është sensacioni i javës në botën e futbollit, duke qenë se asistimi i tij në fitoren ndaj Espanyolit, nuk është diçka që ndodh shpesh.

Sulmuesi i Real Madridit bëri një lëvizje të mrekullueshme duke ia pasuar topin me thembër Casemiros, i cili pastaj e dërgoi topin në rrjetë.

Goli i shënuar ia dhuroi fitoren Realit që në kombinim me barazimin e Barcelonës ndaj Celta Vigos, ua mundësoi Mbretërve që të pozicionoheshin në krye të tabelës me dy pikë më shumë se rivali i përbetuar.

Francezi është treguar modest në deklaratën pas ndeshjes duke thënë se gjithçka shkoi mirë për faktin se kolegu i tij e përfundoi suksesshëm aksionin.

Ndërkaq, një statistikë e publikuar nga AS pohon se katër nga nëntë asistimet e fundit me thembër nga një lojtar i Realit në La Liga i ka bërë pikërisht Benzema.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...