Shkup, 7 prill – Çmimet me pakicë të benzinave eurosuper BS-95 dhe eurosuper BS-98 prej sonte në mesnatë rriten për 0,50 denarë për një litër, ndërsa çmimi i eurodizelit rritet për 3 denarë për një litër, kumtoi vonë pasdite Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Resurse Uji (KRRE).
Në të njëjtën kohë çmimi i ekstra vajti të lehtë për amvisëri EL-1 rritet për 13,50 denarë, ndërsa mazuti M-1 mbetet i pandryshuar.
Në pajtim me këtë vendim që sonte në mesnatë çmimi maksimal i eurosuperit BS-95 do të jetë 67,50 denarë për një litër, i eurosuperit BS-98 është 69,50 denarë për një litër, i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë nga 58,00 denarë për një litër, ndërsa i mazutit 34,779 denarë për një kilogram.
Komisioni Rregullator informoi se ndryshimi i sotëm i Vendimit prej 5 prillit 2021 për çmimet më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe karburantit për transport, është sjellë në pajtim me ndryshimet e Ligjit për akcizat që e solli Kuvendi.
“Vendimi vjen pasi Kuvendi i RMV-së i votoi ndryshimet e Ligjit për akcizat. KRRE praktikisht bëri harmonizim të Vendimit me Ligjin që është në fuqi dhe tani çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për djegie është barazuar me karburantin dizel. Çmimet e derivateve të naftës janë përshtatur në pajtim me shumat e reja të akcizave”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Uji.