Benzinat shtrenjtohet për 1 denarë, çmimi i naftës mbetet i njëjtë

Shkup, 13 shtator – Çmimet e benzinës prej sonte në mesnatë do të rriten për 1 denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Me vendimin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0,84 për qind.

 

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 73 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 75, EURODIESEL BS (DE V) për 63,5, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 63 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0.552 denarë për kilogram, rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS tani do të jetë 38,395 denarë.

Si arsye për ndryshimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë rritjet e çmimeve referuese në bursat botërore në shtatë ditët e fundit edhe atë te benzina për 4,142 për qind dhe te dizeli për 0,066 për qind, si dhe për 0,343 për qind këmbimi më i ulët i normës së denarit në krahasim me dollarin. l

Related posts

Teuta Arifi: Tetova me pishinë të mbyllur

Redaksia

Hasani: Tetova e arriti pikun, nuk duhet të teprohet me masa shtesë

Redaksia

Raporti nga ekspertët gjermanë duhet të dorëzohet për 10-15 ditë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com