Beograd, analistët shohin pak shpresë se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet

nga Xh M

Mesazhet e Bashkimit Evropian se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës varen nga dialogu janë gjithnjë e më pak shpresëdhënëse në Beograd, ku nuk pritet përparim në zbatimin e obligimeve të dakorduara.

Sofija Popoviq nga European Western Balkans vlerëson se nga administrata e Brukselit dhe ajo amerikane nevojitet një qasje e re.

“Edhe pas këtij mandate te administratës amerikane dhe evropiane në vitin 2024 nuk po shohim se po ndodh normalizimi në terren. Të dy palët ende i interpretojnë obligimet ne mënyrë te ndryshme. Kjo është paqartësi konstruktive. Përshtypja ime është se duhet patjetër një qasje e re sepse shohim që të gjitha mjetet që BE-ja ka përdorur si ndërmjetësues më këtë dialog nuk kanë dhënë rezultate”, ka thënë Popoviq.

Dhe rezultatet, siç besohet, nuk do të ketë gjatë pushimeve verore. Dinamika e dialogut është që e dëshmon pak pozicionin, tha juristi Milan Antonijeviq.

“Pritet ardhja e të dërguarit të ri të SHBA-së, Aleksandër Kasanof, dhe besoj se me përfshirjen e tij të plotë, procesi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe disa proceseve të tjera në rajon do të marrin fuqi shtesë. Pra, mendoj se po presim deri në shtator për indikacionet e para se do të ketë presion të mëtejshëm për të zbatuar atë që u dakordua”, ka thënë Antonijeviq.

Analistët në Beograd besojnë se ndërmjetësit perëndimorë presin që palët të tregojnë përkushtim ndaj Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar se pas pushimit veror do të punohet në planin e zbatimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More