Beqaj kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit merr vendimin për ish-ministrin!

nga D V

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë, si dhe po ashtu masat janë lënë të pandryshuara edhe për të akuzuarit e të tjerë, që dyshohen se kanë abuzuar me fondet e BE-së.

Si një person nën hetim për korrupsion, fshehje pasurie, mashtrim dhe shkelje e barazisë në tendera Beqaj mori statusin e të paraburgosurit në muajin korrik dhe për shkak të detyrës që ka mbajtur si drejtor i përgjithshëm i SASPAK. Përmes kësaj agjencie SPAK dyshon se ish funksionari bashkë me koordinatorin Ermal Kurtulaj edhe ky në burg si dhe pesë persona të tjerë abuzuan me fondet e bashkimit europian duke tjetërsuar destinacionin e tyre

Gjatë seancës maratonë Ilir Beqaj kërkoi masë detyrim paraqitje ose alternativën e garancisë pasurore përballë pesë milionë lekëve. Por arma më e fortë e Beqajt ishte një fjalim i gjatë me prova qe gjatë gjyqit kundërshtojnë provat e SPAK të cilin e akuzon se e hetoi qëllimisht.

Automatikisht masa tjetër ndaj Beqaj që është detyrim paraqitje për dosjen e sterilizimit është bërë nul, pasi ish-ministri gjendet në pamundësi për të dalë para një oficeri të premteve përsa kohë adresa e tij tanimë dihet, është qelia e paraburgimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More