Shkup, 22 dhjetor, zhurnal.mk – Toksikologu Niko Beqarovski në Studio 10 në Tv 24 ka folur për vaksinimin në Maqedoninë e Veriut kundër coronavirusit, transmeton Zhurnal.
Siç potencoi ai, beson se vaksina do të arrinë më shpejtë në vendin tonë, duke pasur parasyshë se fqinjët tonë ngadalë po përgatiten për këtë proces.
“Vaksinat në Kroaci janë të limituara. Ato procedura nuk janë aq të thjeshta, ndërsa ne patjetër duhet të gjejmë alternativa. Vaksinat duhet të ruhen në -70 gradë. Ato janë frigorifere speciale të cilat ne nuk i kemi. Sidoqoftë, ftoj në vetëdije te qytetarët, në paqe t’i kalojmë festat e fundvitit. Nëse një vit të ri e kam pritur në ushtri, nuk është asgjë e trishtë nëse këtë vit e presim në shtëpi. Sipas sjelljes së një pjese të njerëzve, konkludohet se në vend nuk ka aspak vetëdije. Njerëzit për inatë dëshirojnë t’i shkelin ligjet”, ka deklaruar Beqarovski.