Shkup, 30 nëntor, zhurnal.mk – Gjendja me coronavirusin në Maqedoninë e Veriut psiqikisht ndikon keq ndaj një pjese të madhe të njerëzve, vlerëson mjeku Niko Beqarovski nga Klinika për Toksikologji në një prononcim për TV24, transmeton Zhurnal.
“Gjendja për momentin është alarmante, te një pjese e madhe nga personali u paraqiten shenja, rreth 20% janë kapluar nga sëmundja. Nga 16 mjek, 4 mjek janë pozitiv, njejtë është dhe me motrat medicinale. Punët ditore na janë rritur, gjatë muajve të fundit vetëvrasjet janë rritur, tentimet për vetëvrasje me helmim me kiselinë janë rritur për 30%. Shumë njerëz me psiqik më labile nuk mund ta durojnë këtë presion. Çdo ditë ka sulme ndaj personelit mjeksorë”, shprehet mes tjerash Beqarovski.