Atalanta është mysafire e Stuttgartit, në ndeshjen e katërt të UEFA Champions League.
Skuadra italiane ku luan reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ende nuk ka pësuar humbje, pasi barazoi ndaj Arsenalit dhe Celtikut, kurse e mposhti në udhëtim 0-3 skuadrën e Shakhtar Donetskut.
Nga ana tjetër gjermanët kanë humbur 2-1 në “Santiago Bernabeu” prej Real Madridit, barazuan 1-1 me Spartën e Pragës, derisa e moshtën Juventusin në Torino.