Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Berat, kthim në identitet për afreskun e kishës së Shën Triadhës

Zhurnal Ads

Në afreskun e kishës së “Shën Triadhës” në Berat, një pasuri e vyer e trashëgimisë kulturore vijon restaurimi.

Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat po kryejnë ndërhyrje restauruese në këtë afresk, që ishte dëmtuar në pjesën më të madhe të tij.

Sipas DRTK Berat, në këtë fazë specialistët restauratorë po punojnë për plotësimin e bordurimeve duke vijuar me tej me konsolidimin e pelikulit.

“Mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët, për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm”, shprehet DRKK Berat.

Kisha e Shën Triadhës në Berat është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës bizantine, që e bëjnë këtë monument një nga më interesantët dhe më piktoreskët në Kalanë e Beratit.

Në njërin mbishkrim të afreskut të Kishës së Shën Triadhës është shkruar emri i Andronik Paleologut, guvernator i provincës së Belgradit (Beratit) gjatë viteve 1302-1326. Në këtë shkrim shpjegohet se kisha mund të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të XIV me mbështetjen financiare të këtëij guverntaori. Së bashku me ndërtimin piramidal, format dhe përmasat, i japin asaj një pamje piktorekse.

Programi ikonografik i përket ndikimit të shkollës paleologiane të shek. XIII-XIV me karakteristikë kryesore ngjyrat e theksuara dhe ndarjen e skenave në korniza të veçuara nga një shirit i kuq./atsh

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Propozohet trashëgëmia kulturore e arbëreshëve për në UNESCO

T E

Libër për Arbnin politik e kishtar: Mesjeta, e vetmja kohë kur ishim të njëkohshëm me botën

S.B.

Profesori Pajaziti vjen me 2 vepra të reja sociologjike

E.E.

Balerini shqiptar në operën e Berlinit, Andrea Rama: Teatrot duhen hapur si në Europë

admin

“T’i puth syçkat”/ Ndrenika reagon pas letrës emocionuese të Zhustit. Aktori tregon si e përjetoi dedikimin

S.B.

“Marubi” si cilësi kulturore e Evropës në mesin e 50 muzeve më të mirë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...