Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Berat/ Rama flet për Bashën e Kryemadhin: Është kukull në duart e ‘gogolit’, me ‘mamadhinë’ tek dera, nuk është alternativë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për Lulzim Bashën nga Berati duke e cilësuar si “kukull në duart e gogolit”.

I pyetur se përse njerëzit duhet t’i besojnë një mandat të tretë, Rama nuk heziton të përmendë dy goditjet e mëdha që mori Shqipëria nga tërmeti dhe pandemia. Megjithatë thumbon Bashën duke thënë se lideri i ri i opozitës nuk sjell asgjë të re dhe nuk e meriton besimin e shqiptarëve.

“Më shumë se sa studimi në perëndim, lideri i ri në ‘perëndim’ ka në biografinë e tij tramvajin e Tiranës. Nga ana tjetër ajo është e njëjta jo vetëm shtëpi, por e njëjta firmë, e njëjta familje politike. Madje pjesa që e përfaqësonte atë në një formë besnike është eliminuar dhe ku është një mish-mash i vërtetë. 

 Natyrisht që ai që ishte me këtë, ishte gogoli i shtëpisë, ky është kukulla e shtëpisë. Por gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, është aty dhe tek dera ka ardhur mamadhia. Pra është një kukull në duart e gogolit dhe duke pasur mamadhinë tek dera, bëhet e qartë se nuk bëhet fjalë për të zgjedhur një alternativë por për tu kthyer mbrapa dhe për t’i rikaluar përgjegjësitë dhe punët e këtij shteti në duart e një katërshe që i ka pasur të gjitha mundësitë, i ka abuzuar të gjitha dhe nuk meriton besimin e shqiptarëve”, tha Rama.

Postime të ngjashme

Ilir Meta: “Barazia para ligjit garantohet vetëm nga vota e barabartë”

N E

Edi Rama për hartën e kufijve të Ballkanit: E kam parë, por s’kam asnjë koment për të

N E

Monika Kryemadhi nga Fieri: Rama është fytyra e mashtrimit dhe fytyra e grabitjes së të ardhmes së shqiptarëve

N E

Në Rinas mbërrijnë 40 mijë e 800 dozat e radhës Astra Zeneca

N E

Lulzim Basha paralajmëroi se ata që abuzojnë me fondet i pret burgu

N E

Shqipëria regjistron tre të vdekur dhe 149 raste të reja me Kovid-19

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...