Agjencia Zhurnal.mk.

Berger-Kurtit: Gjermania do të mbështesë Procesin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Siç thuhet në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit, sekretari Berger se Gjermania do të mbështesë Procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët, si formë e bashkëpunimit rajonal, dalë nga Samiti i Sofjes, vitin e kaluar.

Rëndësia e bashkëpunimit dhe rritja e investimeve gjermane në Kosovë, ishte temë diskutimi, me theks të veçantë te mërgata e fuqishme në Gjermani.

Zyrtari gjerman e përgëzoi kryeministrin Kurti për indikatorët e mirë ekonomikë të vendit, që siç tha ai, janë impresionues.

Duke iu falënderuar, kryeministri Kurti i shprehu sekretarit Berger ngushëllime për jetët e humbura në disa pjesë të Gjermanisë, si pasojë e stuhisë dhe vërshimeve shkatërruese.

Në takim u diskutua edhe për takimet e fundit në Bruksel dhe për ecurinë e mëtejshme dhe rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Related posts

Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në takimin e radhës ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes

D V

Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur

D V

​Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky