Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Berger turne të shahu për të rinj “Shpresat e reja”

Shkup, 29 dhjetor, Zhurnal.mk – Nën organizim të ShMP “Jahja Kemal – Junior” dhe k.sh “Gambit Aseko-SEE” nga Shkupi në periudhën prej 21.12.2020 deri më 27.12.2020 i organizuan turnetë e para të Berger në Maqedoni për lojëtarët e rinj. Në kushte të pandemisë, sipas të gjitha protokolleve të FIDE-së dhe Federatës së Shahut të Maqedonisë në hapësirat e ShMP “Jahja Kemal – Junior”, turnetë kaluan në rendin më të mire të mundshëm. Kishim dy turne, njëri për lojtarët e rejtinguar (e njëjta është e paraqitur në FIDE për vlerësim-rejtingim) dhe tjetri për lojëtarët që sapo hyjnë në sekretet e shahut.

Ndër më të rinjët, vendin e parë me meritë e fitoi tetëvjeçari Pavel Krstveski me 5 pikë nga 6 ndeshje, anëtar i k.sh.Gambit Aseko-SEE nga Shkupi. Fituesi i dytë është mysafëri nga Kumanova prej k.sh “Kumanovo”, Konstantin Josevski me 3.5 pikë nga 6 parti, ndërsa vendin e tretë e ndanë Delfina Ognjanovska dhe Anastas Stojanoski me 3/6, poashtu nga k.sh Gambit Aseko-SEE nga Shkupi.

Një bête emocionuese u zhvillua në turneun e rejtinguar deri në ndeshjen e fundit në të cilën u vendos edhe fituesi i turneut. Pas një beteje treorëshe, Andrei Kalin arriti ta fitojë Xheladini Valton, i cili udhëhiqte turneun gjatë gjithë kohës duke lënë vendin e parë në ndeshjen e fundit. Maja e tabelës përfundimtare morri pamjen vijuese.

  1. Andrei Kalin 7 pikë nga 9 ndeshje k.sh “Gambit Aseko-SEE” – Shkup
  2. Xheladini Valton 6.5 / 9 k.sh “Kumanovo” nga Kumanova
  3. Monika Zhezhovska 6/9 k.sh “Gambit Aseko-SEE” – Shkup
  4. Daniel Stefanoski 6/9 k.sh “Gambit Aseko-SEE” – Shkup
  5. Gjorgji Cvetkovski 6/9 k.sh Alkaloid – Shkup

Befasia më e këndshme e turneut ishte tetëvjeçari Daniel Stefanoski i cili arriti të ndajë vendin e tretë, duke treguar guxim të madh dhe vetëbesim, duke luajtur me kundërshtarë shumë më të vjetër dhe me siguri përfaqëson shpresë të madhe të shahut maqedonas.

Këto turne u treguan si një hap i vërtetë në kohë të një stuhie të vërtetë dhe do të jenë shpresa e vetme për të gjithë fëmijët për të cilët shahu është më shumë se një lojë, për të qëndruar në formë dhe natyrisht për të përparuar duke luajtur në turne të vërteta shahu. Së fundmi, do të doja të ftoj të gjithë lojëtarët e rinj të shahut të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në turne të tilla si Berger, të paraqiten për turnetë e ardhshme “Shpresa të reja”, të cilat janë planifikuar për muajin shkurt.

Postime të ngjashme

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

R Zh

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

R Zh

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...