Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Bëri 2 mijë e 700 kilometra në këmbë për të takuar gjyshen, njihuni me djalin 11-vjeçar

Dashuria e gjyshërve për nipërit është e veçantë.

Një djalë 11-vjeçar ka ecur në këmbë më shumë se 2 mijë e 700 kilometra për të takuar gjyshen e tij.

Të dielën e kaluar Romeo Cox mbërriti te gjyshja e tij pas 3 muajsh ecje në këmbë, nga Palermo e Italisë për në Londër.

Bashkë me të atin, ata ecën në këmbë nëpër Itali, Zvicër dhe Francë, duke kaluar vështirësi të mëdha në rrugën e tyre, vetëm e vetëm që djali i vogël të takonte gjyshen e tij, të cilën nuk e shihte prej më shumë se një viti.

Pasi mbërritën në Londër, pavarësisht dëshirës së madhe për të shkuar te gjyshja, ata u detyruan të qëndronin edhe dy javë në karantinë për shkak të koronavirusit para se të shihnin 77-vjeçaren në shtëpinë e saj në Witney, Oxfordshire.

“Kur u afrova te shtëpia e gjyshes, unë nisa të vrapoj, ndërsa babai ngeli prapa. Ne patëm përqafimin më të ngrohtë ndonjëherë. Më kishte marrë shumë malli. Një natë më parë nuk kam fjetur dot”, tregon djali. /k.k/noa.al/

Postime të ngjashme

Në Louvre kthehet parzmorja që ishte vjedhur gati 40 vjet më parë

S.B.

Motrat binjake japoneze bëhen multi-milionere falë video-lojërave për gratë

S.B.

Familja u gjet duke bërë kamping buzë një shkëmbi të rrezikshëm

S.B.

Vajza nuhati këmbët e babit dhe reagimi i saj e bëri shumë persona të qeshnin

S.B.

Elon Musk tregon se çfarë mendon lidhur me armët bërthamore

S.B.

Si është të jetosh në Cameron Airpark të Kalifornisë, e krijuar për pilotët – shtëpitë e të cilëve kanë hangarë si garazhe

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...