Berisha-AAK: Na kanë harruar miqtë, ne s’jemi të zotët për zgjidhje të asnjë situate politike

nga D. V.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pas dështimit të përpjekjes së tetë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, tha se na kanë harruar miqtë ndërkombëtarë, ndërsa ne s’jemi të zotët për zgjidhje të asnjë situate politike, raporton Ekonomia Online

“Po shihet që kjo nuk po mbaron. Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë. E kemi një propozim: kërkojmë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që të vendosë që një sheshi të Prishtinës t’i vendoset emri e Donald Trumpit, në mënyrë që të mos na harrojnë miqtë, sepse na kanë harruar. Nuk merret kush me ne. Ne nuk jemi të zotët për të zgjidhur asnjë situate politike në Kosovë”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More