Berisha: Kosovës nuk ia japin vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e tij, e cila është ndalur sot në Elbasan, është shprehur se Kosova nuk është duke marrë vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar.

Berisha thotë se në këtë pikë e ka katandisur kryeministri Edi Rama vendin gjatë qeverisjes së tij.

“Askush nuk mund të thotë se Shqipëria është një vend i parëndësishëm. Njeriu që sillet si ordiner, që nuk respekton normat më elementare të mirësjelljes, njeriu që njëherë i thotë idiot një udhëheqësi, herën tjetër gënjeshtar dhe herën tjetër i ndershëm, sikur të jetë ky eprori i tyre. Faturën e paguajmë ne, se atë se përfill njeri.

Nëse keni lexuar deklaratën e Bledit para dy ditëve ju them se nuk kam lexuar njëherë për dokumente të tillë, mirënjohje sepse e linin shtegun hapur për arsye se kishin tendencë ta mbyllnin fare. Por e hapin edhe një mundësi për ta mbyllur. Na vlerësonin partnerë. Prej 6-7 vitesh diskutohet që këto vende të mos i përfshijnë në integrim, t’i quajnë partnerë t’i japin fonde, të rrinë në punën e tyre se s’kemi punë me ta.

E lanë zgjerimin, por u shprehën për vende partnere. Kur bëhesh kampion për kërkesa për azil politik në Europë kush do të bëjë me ty. Kjo situatë pengon Kosovën për të hapur vizat. Vizat nuk ia japin Kosovës për shkak të krimit të organizuar shqiptar. Këtu na ka katandisur ky”, deklaroi ai. /tch/

Related posts

Aktakuzë kundër shtatë personave për falsifikim të parasë dhe mbajtje të armëve

D V

Mesiq: Serbia, as nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtri, as nuk mund t’i imponojë zgjidhje

D V

Personi që ndihmoi policinë në arrestimin e Krivaqës i refuzon paratë e Pacollit si shpërblim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More