Berisha: Lulzim Basha bën mirë të shkojë andej nga erdhi

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur sot me ovacione nga demokratët në Fier pasditen e sotme.

Ai u prit nga kreu i PD-së në qytetin e Fierit, Luan Baçi, ndërsa shoqërohej nga Flamur Noka.

Gjatë takimit, z. Berisha tha se Lulzim Basha e ka dorëzuar sovranitetin e Partisë Demokratike, duke e zbritu partinë “në nivel minimal”. Madje, ish kreu i PD-së kërkoi falje publike për faktin që ka mbështetur Lulzim Bashën.

Për vendimin e SHBA-së, ish-kryeministri përsëriti se “është bazuar në shpifje dhe se nuk kanë fakte që provojnë fajësinë e tij”.

Sali Berisha po bën takime me demokratët në të gjitha qytetet e Shqipërisë, takime të cilat i ak emëruar “Foltorja”. Synimi i ish-kryeministrit është “të kthejë PD-në në vlerat e mëparshme”.

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Lulzim Bashën, të cilit i kërkoi të lë mandatin dhe të kthehet andej nga ka ardhur.

“Kemi një krizë të thellë, por do ta kapërcejmë të gjithë së bashku. Ky entuziazmi juaj është rikthimi i opozitës në vend dhe e vlerësoj jashtë mase. Lul Basha, peng-Basha më mirë të themi do jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Uroj të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi”, tha Berisha.

Related posts

Ushtritë shqiptare dhe amerikane nisin trajnimin e përbashkët në Zall Herr

D V

Përplasje mes studentëve të pavaksinuar dhe policisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë

D V

Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD, Xhaferraj i del në mbrojtje Bashës: Vendimi u mor në limite kohore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More