Berisha: Me votën time, Kurtin kurrë s’e bëj kryeministër

nga Xh M

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për manipulim të shifrave në qeverisje.

Sipas tij, gabimi i Kurtit në matematikë nuk është rezultat i paditurisë, por një “sëmundje profesionale” që reflekton tendencën e tij për të prezantuar shifra më të larta se realiteti.

Berisha po ashtu mohoi çdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se PDK dhe VV kanë dallime të thella në programet qeverisëse.

Ai përjashtoi kategorikisht mbështetjen e tij për Kurtin si kryeministër, duke shtuar se PDK-ja është një parti shtetformuese pa vija të kuqe me asnjë subjekt politik.

“PDK dhe VV-në i ndan backgraund-i, le të mundohen sa të donë, nëse iu dy qeverisni bashkë bëhet marrëveshje finale ratifikohet kufiri, na njeh pavarësinë Serbia, ndoshta edhe pranojnë me hy bashkë nuk dihet me kë. Në aspektin programor qeverisës edhe filozofisë që prezantojmë si dy subjekte, asgjë nuk na bashkon me VV-në. Unë mendoj se PDK-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, sepse është parti shtetforumese. Kurrë me votën time s’e bëj kryeministër Kurtin”, ka deklaruar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More