Berisha në Himarë: Rikthimi dhe kompensimi i pronës do jenë përparësi absolute

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot kandidatët “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Himarë për qarkun e Vlorës.

Në Himarë, Berisha u shoqërua edhe nga Fredi Beleri, i dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për blerje votash gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe tek arrestimi i Belerit. Sipas Berishës “drejtësia u përdor për t’i marrë Belerit mandatin”.

Berisha shtoi se “besojmë fort se vetëm duke u bazuar në këto vlera mund të ndërtojmë Himarën Madhështore, Shqipërinë Madhështore”.

Kryetari i PD-së u ndal edhe tek çështja e pronës, ku premtoi se qytetarët do të pajisen me dokumente.

“Ndaj dhe jam këtu për t’u zotuar para jush se qeveria e ardhshme, paprekshmërinë e pronës, rikthimin dhe kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet dhe çdo gjë që keni, do t’i ketë përparësi absolute”, tha Berisha.

“Ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të rikthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston”, theksoi Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More