Berisha nesër në SPAK në orën 10:00

nga Xh M

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në SPAK në orën 10:00 për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur nga Apeli i GJKKO-së në lidhje me çështjen “Partizani”.

Ndërkohë, strukturat e PD-së në Tiranë kanë njoftuar mbështetësit për t’u mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, ashtu si në rastet e mëparshme kur Berisha është paraqitur pranë SPAK.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që mbështetësit e kryedemokratit Berisha do të jenë në mbështetje të tij gjatë paraqitjes në prokurori, pasi kanë qenë të pranishëm në të gjitha herët që ish-kryeministri ka respektuar masën e sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More