Berisha nuk e respektoi rregullin ‘Fair-Play’, por gjithçka nisi tri vite më parë nga të njëjtit kundërshtar

Bernard Berisha është bërë futbollisti më i përfolur në Rusi, shkaku i një rasti diskutabil në ndeshjen Akhmat Grozny – Arsenal Tula.

 

Futbollistët mysafirë po e nxirrnin topin në rivënie anësore për t’iu dhënë ndihma e parë një lojtari të tyre të lënduar në fushë.

Por kosovari vrapoi dhe e zuri topin në vijë, për të asistuar tek Konate i cili shënoi për 1-0 në ndeshjen që Akhmat e fitoi 2-1.

Berisha kishte një arsyeje të fortë për mos ta respektuar rregullin e ‘Fair-Play’, pasi gjithçka nisi tri vite më parë.

Mediat ruse kanë raportuar se tri vite më parë, lojtarët e Arsenalit kishin bërë të njëjtën gjë dhe kjo është rikthyer nga ata të Akhmat.

Ishte minuta e 90-të e ndeshjes, kur një mbrojtës i Akhmatit e la topin dhe u shtri në fushë shkaku i lëndimit.

Por futbollistët e Arsenal Tula e morën topin për të shënuar golin e fitores.

Në mediat ruse po flitet për një hakmarrje nga Berisha dhe bashkëlojtarët e tij.

Related posts

Vjen reagimi i Granit Xhakës për mungesën në ndeshjen ndaj Spanjës

D V

Formacionet zyrtare, Itali – Spanjë: Luhet për një vend në finalen e madhe të Euro 2020

D V

Laporta këmbëngul se Griezmann ende mund të qëndrojë te Barcelona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More