Berisha: Nuk kam marrë thirrje për “21 Janarin”

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se do t’i përgjigjet çdo thirrje nga institucionet e drejtësisë, në lidhje me hetimet që po kryhen për protestën e 21 janarit 2011, ku katër protestues u vranë në bulevard.

Gjatë një deklarate për mediet, Berisha tha se gjithçka po përdoret për propagandë, ndërsa theksoi se ai nuk ka marrë asnjë fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK.

“E kam deklaruar, e kam faktuar se unë i përgjigjem çdo thirrje të gjykatës, të prokurorisë speciale, të prokurorisë jospeciale, të kujtdo qoftë, nuk ka asnjë lloj lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe nuk mund të ketë kurrë. Së dyti, ata që e fusin veten për të krijuar, e bëjnë veten bashkëpunëtorë në një propagandë banale, të turpshme, as nuk kanë fytyrë, as nuk kanë moral, as nuk kanë ligj.

“Sepse posta kur niset, ligji është, dorëzohet. Atij që i dorëzohet, i merret firma. E mora, thotë. Dhe unë, kudo, qoftë në seli, qoftë aty ku banoj, kam njerëz të përgjegjshëm, të cilët kurrë nuk mund të ndodhë të firmosin për një dokument që adresohet tek unë dhe të mos ma japin”, tha Berisha.

Berisha theksoi më tej se “nga data 3 që pretendohet, deri më datë 14, ai dokument mund të vinte 5 herë në zyrën time, në shtëpinë time apo në parlament. Dhe nuk ka ardhur askund”.

Kreu i PD-së theksoi sërish se ai “ka kërkuar një hetim të plotë të asaj përpjekje të dhunshme për të përmbysur një qeveri të ligjshme, legjitime”.

“Unë isha thellësisht më i interesuar për hetimin, ndoshta më shumë se kushdo tjetër. Jo për veten time, se ata që patën qëllime të tilla, dështuan, por kjo duhet të zbardhej në interesin më të mirë të shtetit shqiptar”, tha Berisha.

Berisha shtoi se për “21 Janarin” kërkoi prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror ndërkombëtar erdhi.

Sipas Berishës “ishte demonstrata më e dhunshme” dhe se “qeveria e SHBA dhe BE dhe kanë kërkuar hetimin e plotë nga polici, tek organizatori kryesor”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More