Berisha paraqitet në SPAK: Ardhja ime këtu, dëshmi e keqpërdorimit politik të drejtësisë

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot  në ambientet e SPAK, në kuadër të masës sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ashtu si herët e kaluara përpara SPAK jnaë mbledhur mbështetës të Berishës. Pas daljes, ai u prononcua për gazetarët duke ritheksuar se ky proces hetimor ndaj tij është me urdhër politik.

“Erdha këtu pa përtesë çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësisë nga Edi Rama për të luftuar kunërshtarët politikë”  tha ai.

“Hetimi shterrues 4-vjeçar, siç e ka quajturi Skapi, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor, dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej në 54 vite 100 mijë euro, dhe një apartament 40 metra më i madh se ai që kishte në diktaturë”, theksoi Berisha.

“Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare. Është projekti i tij makabër për të marrë një mandat të katërt. Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujës, Taulant Ballës dhe është mbajtur dhe mbahet në këmbë me qëllime kryekëput politike”, u shpreh Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More