Berisha për Altin Dumanin: Pas Edi Ramës, është autori i dytë i farsës elektorale të 11 majit

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kreu i SPAK, Altin Dumani, është autori i dytë i farsës elektorale në zgjedhjet e 11 majit.

Komentet Berisha i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se nëse autorët që ishin në dosjet 184 dhe 339 do ishin dënuar, atëherë sipas tij, askush nuk do kishte guxuar të kryente krime elektorale.

Ai tha gjithashtu se Dumani anuloi hetimet për dhjetëra e dhjetëra raste të krimeve zgjedhore, që sipas ish-kryeministrit, kanë kryer nga kartele droge që i ka denoncuar më herët PD.

“Altin Dumani është bashkëautor në krimin elektoral me Edi Ramën. Altin Dumani është bashkëautor. Me dhjetëra e dhjetëra raste, ai i mbuloi të gjitha… Pra në qoftëse ka një të dytë në krimin elektoral, farsën elektorale është Altin Dumani. Pse? Sepse në qoftë se dosjet 184-339 do ishin dënuar nuk do guxonte kush të ndiqte këtë linjë. Jo. Do mendonin se qytetarët duhet të votojnë të lirë. Po mbrojtja që ai u bëri atyre, amnistia që u bëri u hapi rrugën.

Po Poja. A nuk e denoncova me dhjetëra herë unë Pojën, kartelin e Troplinit për ndërhyrjet në zgjedhjet në Durrës, për Arkend Ballën dhe deputetë të tjerë.

Çfarë pësoi? Ai mbante në xhep fletë-arrestin e tij dhe e njoftoi të largohej pas zgjedhjeve. Kush e informoi atë. Keni marrë vesh të ketë një hetim se kush informoi ‘El Chiapon’ të largohej? Ai që kishte në xhep fletën. Kësaj here nuk kap dot as policë, tu thonë, se herë të tjera ka një e dy dhe ja veshin policisë, edhe kur i dekonspiron dhe kur nuk i dekonspiron policia, siç ndodhi me atë që kapën në Kosovë.

Jo tha ai, e kam nga Skapi njoftimin dhe e kish nga Skapi. Këta jo po policia. Kësaj here nuk guxoi të thotë policia se i kishte në xhep vetë. Dhe kur u bë operacioni ai kishte 1 javë që kishte ikur, ja kishte mbathur se, ishte njoftuar”, citohet të ketë thënë Berisha. /A2CNN/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More