Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Berisha për Zhurnal: Shkupi nuk është pengesë për Tiranën në rrugëtimin drejt BE-së

Shkup, 5 shkurt – Ish-Presidenti, kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, dr.Sali Berisha në një deklaratë eksluzive për Agjencinë e lajmeve Zhurnal, ka thënë se Shkupi nuk ka qenë asnjëherë pengesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Sipas tij, aktualisht Maqedonia e Veriut është bllokuar vetëm nga Bullgaria për probleme bilaterale, kurse Shqipëria me plotesimin e kushteve.

“Shkupi nuk ka qenë dhe nuk është pengesë për hapjen e negociatave të BE-së për Shqiperinë. Shkupi ka plotësuar të gjitha kërkesat e Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare, dhe se që në vitin 2019 vendet anëtare përveç Francës ishin për çeljen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Por veto e Francës e bllokoj vendimin dhe si ç’e ka shpjeguar vet Presidenti Makron ai e bllokoj Maqedoninë e Veriut për shkak se nuk donte të veçonte dhe të linte vetëm Shqipërinë jashtë procesit. Aktualisht Maqedonia e Veriut është bllokuar vetëm nga Bullgaria për probleme bilaterale kurse Shqipëria me plotësimin e kushteve nuk do të pengohet për hapjen e negociatave për shkak të Maqedonisë së Veriut”, thotë në deklaratën e tij për Zhurnal, dr.Sali Berisha.

Postime të ngjashme

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

Hoxha në takim me vreshtarët për blerjen e rrushit dhe problemet e vreshtarëve

Z H

Në Nagoriçan situata ende në rrezik, në Koçan vetëm një degë aktive nga zjarri

Z H

Takim Mickoski – Vuçiç: Të ndërtojmë ura për të ardhme më të mirë të popujve tanë

Z H

Mickoski kërkon përgjegjësi nga pushteti për shkak të zjarreve

Z H

Angellov: Nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...