Berisha sfidon hapur Bashën: Që tani e tutje jam i hapur për çdo funksion

Sikundër paralajmëroi, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Elbasan, ku po zhvillon një takim me mbështetësit e tij demokratë.

 

Lideri historik i së djathtës u prit nga dhjetëra simpatizantë, të cilët shihen teksa i puthin duart.

Para demokratëve, Berisha sulmoi sërish kreun aktual, Lulzim Basha, për të cilin tha se është një peng i Ramës që vetëm ka njohur humbje.

“Jemi përpara një misioni të ri. Synojmë të vendosim sovranitetin tonë. Basha është peng i Ramës. Një ish-kryetar që vetëm ka humbur. Basha u mor me karrigen e tij. Kush është basha që merr vendime personale?”

Berisha iu drejtua me një kërkesë delegatëve të Elbasanit:

“Firmosni për mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike. Mund ta quani edhe kuvendi i rithemelimit të PD. Ata që pëzunë votën e lirë nga PD, i bënë asaj një dëmtim të jashtëzakonshëm. Ne do të rikthejmë votën dhe vullnetin tuaj.”

Po ashtu, për herë të parë, ai deklaroi se është i gatshëm për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike.

“Çfarë synoj? Që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo që do të zgjidhni unë do ta pranoj. A jam unë i hapur? Jam plotësisht i hapur. Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishëm. Që tani e tutje jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të vendit.”

Related posts

Shkeljet në trafik, policia në Shqipëri pezullon 53 patentë-shoferë

D V

30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Të ecim krah për krah!

D V

Katër persona arrestohen në Shqipëri, akuzohen për shpërndarje dhe kultivim të lëndëve narkotike

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More