Berisha: Të hedhim në koshin e plehrave vendimin e pengut Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që të qëndrojnë të bashkuar kundër vendimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson Bashën si një person të marr peng, teksa thekson se vendimi i tij është anti-statutor.

“Të dashur anëtarë dhe anëtare të Partisë Demokratike, asnjë largim nga radhet e saj por të gjithë së bashku për të hedhur në koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshtërues dhe fund e krye për interes personal të pengut Lulzim Basha. Rroftë Partia Demokratike e Shqiperisë!”, ka shkruar ai.

Ky është vendimi i parë prej se Basha e largoi Berishën nga Grupi Parlamentar në Kuvend.

Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha. Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! sb

Posted by Sali Berisha on Sunday, September 12, 2021

Related posts

U rrëzua nga anija, humb jetën turistja 25-vjeçare në Vlorë

D V

Manastirliu: 95% e të shtruarve në spitalet e Shqipërisë, të pavaksinuar ndaj COVID-19

Redaksia

Berisha: Rama dhe Vuçiç po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More