Bota

Berlini dhe Roma solidaritet me Vjenën: Europa dënon aktin frikacak, jemi me Austrinë

Solidaritet ndërkombëtar me Austrinë. Presidenti francez Emmanuel Macron ishte i pari që shprehu mbështetjen për Austrinë pas sulmit terrorist në Vjenë.

Evropa e dënon ashpër këtë akt frikacak që cenon jetën dhe vlerat tona njerëzore. Mendimet e mia janë me njerëzit e Vjenës pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së sotme.

Ne jemi me Austrinë” shkroi ai. Edhe Berlini menjëherë dënoi sulmin në Vjenë pranë një sinagogë “Ne nuk duhet të dorëzohemi në urrejtjen e atyre që përpiqen të ndajnë shoqëritë tona” tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë në shtëpinë tonë të përbashkët evropiane” u shpreh kryeministri italian Giuseppe Conte.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pas sulmeve të tmerrshme në Vjenë të cilat morën jetë njerëzish dhe ndodhën disa ditë pas akteve terroriste në Francë u shpreh se “Evropa qëndron e bashkuar kundër terrorizmit”.

Nga sulmi në Vjenë raportohet për disa viktima dhe shumë të plagosur.

Postime të ngjashme

Frontex nis misionin në kufirin detar të Malit të Zi

admin

Melania Trump anulon paraqitjen në një tubim fushate për arsye shëndetësore

admin

Rusia vendos pikat e vëzhgimit në Malësinë e Karabakut

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...