Agjencia Zhurnal.mk

Berlini i kërkon Iranit të respektojë protestat e ligjshme

Qeveria gjermane i bëri thirrje sot regjimit iranian që të respektojë protestat e ligjshme kundër rritjes së çmimit të benzinës, e cila u shoqërua me akte dhune që shkaktuan dy viktima.

“Po e ndjekim me shqetësim zhvillimin e situatës në vend, në veçanti raportimet për viktima dhe arrestime të shumta”, u shpreh Ulrike Demmer, zëdhënësja e Kancelarisë gjermane, gjatë një konference shtypi.

“I bëjmë thirrje qeverisë së Teheranit që të respektojë lirinë e tubimit dhe të shprehjes. Sipas qeverisë gjermane, kjo lëvizje është e ligjshme dhe meriton respektin tonë, kur njerëzit mbrojnë me guxim shqetësimet e tyre ekonomike e politike”, vazhdoi ajo.

Irani është prekur që prej mbrëmjes së të premtes nga një valë pakënaqësish, e shkaktuar nga njoftimi për një reformë në mënyrën e subvencionit të benzinës, nga e cila supozohet se do të përfitojnë familjet më pak të favorizuara, por që është shoqëruar me një rritje shumë të lartë të çmimit në stacionet e karburantit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...