Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Berlini zyrtar: Historianët t’i zhvillojnë bisedimet me Bullgarinë pa presion nga jashtë

Shkup, 3 maj – Zhurnal – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas, porositi të hënën se Gjermania ofron mbështetje përmes përvojave të tyre për zgjidhjen e çështjes bilaterale midis Shkupit dhe Sofjes, por mbetet kjo çështje që të zgjidhet në nivel dypalëshe, ndërsa negociatat t’I udhëheqin historianët.

“Për ne është vendimtare ajo që ka të bëjë deri në negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Vitin e kaluar kemi pasur negociata intensive me partnerët në Shkup dhe Sofje dhe gjithashtu ofrojmë mbështetje të mëtejshme me përvojat tona nëse kjo dëshirohet nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Këto çështje mbetet të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Vetë ekspertët, historianët, duhet t’i udhëheqin ata brenda komisioneve të tyre, pa presion të jashtëm”, theksoi Mas.

Ai tha se  Gjermania është kategorikisht kundër çdo zhvendosje të kufijve, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për të dhënë koment në non pejper që u shfaq muajin e kaluar dhe në të cilin propozohet, duke tërhequr përsëri kufijtë e Ballkanit Perëndimor.

“Ky është non pejper, dhe nuk është dokument zyrtar. Nuk duhet të merremi me këtë më tej. Nuk ekziston asnjë pjesëmarrje të Gjermanisë, në kurrfarë non pejper, nëse ka zëra se janë lajme të rreme. Për politikën e jashtme gjermane, baza e politikës sonë për Ballkanin Perëndimor ka qenë gjithmonë që ne të mos ndërhyjmë në kufij”, tha Mas.

Ministri gjerman theksoi se çdo ndryshim në kufij, kudo që të jetë, do të ketë një ndikim në të gjithë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë.

“Në të kaluarën e refuzuam këtë edhe tani e refuzojmë edhe në të ardhmen tërësisht do ta hedhim poshtë”, është kategorik Mas.

Non pejper I dërguar deri tek BE-ja muajin e kaluar që propozonte një ri-vizatim të kufijve të Ballkanit Perëndimor u shkrua gjoja nga kryeministri slloven Janez Jansha, i cili më vonë e mohoi atë. Disa zyrtarë evropianë, si dhe politikanë nga rajoni, vlerësuan ndryshimin e propozuar të kufirit si të rrezikshëm dhe hodhën poshtë këtë koncept.

Komentet Maas i bëri sot në konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani në Berlin,

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...