Beograd, 21 janar – Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi se Serbia dëshiron t’u ndihmojë vendeve përreth në lidhje me vaksinimin kundër koronavirusit, duke kujtuar se presidenti, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë rënë dakord që Serbia t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut me 8.000 doza, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Ajo për Tv Hepi deklaroi se detyra e Qeverisë së Serbisë për ndihmë të vendeve nga rajoni është dhënë nga presidenti Aleksandar Vuçiq, me shpjegimin se “nëse qytetarët tanë vaksinohen, ndërsa fqinjësia jonë nuk ka vaksina dhe nuk është e lumtur, nuk mundemi as ne të përparojmë”.
Bërnabiq shprehu besimin se vaksina nga BE-ja do të vjen jo vetëm në Serbi, por në gjithë Ballkanin, duke kujtuar se sa e vështirë është situata për luftën për vaksinat.
“Serbia ndihmon edhe në regjistrimin e vaksinave në Maqedoninë e Veriut dhe këtij vendi fqinjë i është ofruar që mjekët nga zona e kuqë të vijnë në Serbi dhe të vaksinohen këtu”, tha Bërnabiq.
Sa i përket Shqipërisë, Bërnabiq tha se kryeministri i atij vendi (Edi Rama) ka thënë se kanë marrë 975 vaksina, që do të thotë gjysma e numrit të personave që mund të vaksinohen, pa e precizuar madje se nga cili vend, por vetëm se nga një vend anëtar i BE-së.
“Ekziston luftë e madhe për vaksinat, mund të ketë problem, nuk bëhet fjalë vetëm për blerjen dhe dorëzimin e vaksinave, është i nevojshëm edhe regjistrimi, plani për vaksinim”, tha Bërnabiq.
Bërnabiq mendon se nuk është e mundur të vendoset kovid pasaporta, për dy arsye-para së gjithash, sepse kjo do të ishte diskriminim i madh, ndërsa arsyeja e dytë, është që Gjermani dhe Franca, të cilat janë vende të rëndësishme në BE dhe pa të cilat ky vendim nuk mund të jetë i mundur, kundërshtojnë kovid pasaportat. (Zhurnal.mk)