Agjencia Zhurnal.mk

Bërnabiq: Nuk kërkoj falje, e kam thënë të vërtetën në lidhje me “njerëzit e malit”

Beograd, 5 qershor – Zhurnal.mk – Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se nuk e ndjen nevojën për të kërkuar falje deklaratën e saj skandaloze që në negociatat me Prishtinën, Beogradi ka të bëjë me “njerëzit që kanë dalë nga mali”.

Ajo ka shtuar se nuk do të kërkojë falje për këtë deklaratë, sepse “mendon se është e vërtetë”, transmeton Klan Kosova.

Bërnabiq ka shtuar për RTS se do të donte të mos ishte në të njëjtën hapësirë me Haradinajn, por që kjo është puna e saj për paqen dhe stabilitetin.

Kryeminstrja serbe thotë se do të donte negociatat të udhëhiqeshin nga profesorë.

“Unë kam miq shqiptarë dhe absolutisht këto nuk denigrojnë popullin shqiptar. Fatmir Limaj, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj nuk i respektoj dhe nuk do të doja që të isha në të njëjtën hapësirë me Haradinajn, por kjo është puna ime për paqen dhe stabilitetin dhe të ardhmen e gjeneratave të reja” , tha shefja e ekzekutivit serb

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...