Agjencia Zhurnal.mk

Bërnabiq: Pleqtë nuk po dëgjojnë, ndoshta sonte futen masat më drastike

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq nuk e përjashton mundësinë që shteti serb sonte të vendosë masat “më të ashpra”, për pengimin e përhapjes së korovnavirusit.
Bërnabiq: Pleqtë nuk po dëgjojnë, ndoshta sonte futen masat më drastike
Bërnabiq ka thënë se një numër i madh i qytetarëve dje nuk i ka marrë seriozisht rekomandimet dhe masat e qeverisë dhe ka shtuar se duket se sot është situata më e mirë, por kjo as nuk është përafërshisht mjaft mirë.

“Nuk e përjashtojë mundësinë se megjithatë sonte të marrim vendimin për masat më drastike, më të ashpra të mundura, sidomos për bashkëqytetarë tanë më të moshuar”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka pretenduar se sot pasdite do të ketë takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, me partitë politike dhe lëvizjet nga opozita, si dhe takime me të dy shtabet e krizës, dhe më pas do t’i drejtohet popullit.

Ajo ka pretenduar se situata në Serbi në lidhje me koronavirusin po komplikohet edhe më shumë.

Siç ka pretenduar 65 persona janë infektuar me këtë virus.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...