Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bërnabiq: Serbia pret leje nga Fajzer për donacionin e vaksinave për Maqedoninë e Veriut

Beograd, 11 shkurt – Gjithçka është gati që Serbia t’ia dorëzojë Maqedonisë së Veriut donacionin e vaksinave të kompanisë Fajzer, por pritet leja e atij prodhuesi amerikan, deklaroi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Ajo sqaroi se marrëveshja mes Serbisë dhe Fajzerit parasheh se vaksinat nuk mund të eksportohen.

“Kemi sasi të caktuara të vaksinave të dedikuara për donacion të Maqedonisë së Veriut, vetëm pritet dokumentacioni teknik, përkatësisht miratimi zyrtar nga kompania Fajzer se vaksinat e tyre mund të dhurohen”, deklaroi Bërnabiq.

Ajo theksoi se ka biseduar me drejtorin e kompanisë “Fajzer” për të marrë leje për donacionin sa më parë, ndërkaq se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka tërhequr lidhjet e veta personale me SHBA-në për ta marrë atë pajtueshmëri.

“Shpresojmë se gjithçka do të përfundojë në disa ditët në vijim”, theksoi kryeministrja Bërnabiq.

Dërgesa e vaksinave në Maqedoni të Veriut si donacion nga Serbia, që ishte paralajmëruar për të enjten, 11 shkurt, është shtyrë për disa ditët në vijim, kumtuan mbrëmë nga Presidenca e Serbisë.

“Për shkak të domosdoshmërisë për furnizim të dokumentacionit shtesë teknik, dërgesa e vaksinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut është shtyrë. Vaksinat do t’i dorëzohen Maqedonisë së Veriut në ditët në vijim”, ceket në kumtesë.

Postime të ngjashme

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

Z H

Komuna e Tetovës paralajmëron për stuhi lokale gjatë pasditës

Z H

Mbi 200 raste të reja me covid në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...