Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Bërns: Të gjitha vendet kanë nevojë për qasje në vaksinat për të ndaluar pandeminë

Shkup, 28 mars – Shtetet e Bashkuara të Amerikës urojnë Maqedoninë e Veriut për arritjen me sukses të 24.000 dozave të vaksinës AstraZeneca. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit këto vaksina i priti ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili paralajmëroi se do të fillojë edhe imunizimi masiv i popullatës.

Me këtë rast, Ambasadorja e SHBA-ve në vend Kate Marie Byrnes tha se këto vaksina janë doza shprese.

“Jam e kënaqur që këto vaksina, këto doza shprese, të financuara nga qeveria juaj, kanë arritur përmes COVAX-it sot,” tha Ambasadorja e SHBA-së Kate Marie Byrnes.

“Të gjitha vendet kanë nevojë për qasje në vaksinat Covid-19 për të ndaluar pandeminë. Përhapja e shpejtë e Covid-19 ka demonstruar se asnjë komb nuk mund të veprojë i vetëm kundër një sfide globale”.

Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunuar me këtë vend gjatë kohëzgjatjes së pandemisë për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të përforcuar reagimin ndaj Covid-19. Me ndihmën e SHBA-së janë mbështetur veprimet urgjente të Ministrisë së Shëndetësisë për të zvogëluar përhapjen e virusit dhe për të përgatitur sistemin shëndetësor të vendit dhe komunitetet, për të zbutur ndikimin e Covid-19, dhe për të vlerësuar rëndësinë dhe mundësinë e informacioneve të sakta dhe në kohë në lidhje me pandeminë.

Në nivel global, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë nje shumë prej 2 miliardë dollarësh – nga gjithsej 4 miliardë dollarë të planifikuar – Gavi-t, Aleanca e Vaksinave, për të mbështetur COVAX, duke e bërë SHBA-në kontribuesin më të madh e të vetëm në qasjen globale të vaksinave Covid-19, thuhet në kumtesën e USAID.

Postime të ngjashme

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

Galovej dhe Silvestri: Pavarësisht pengesave, agjenda e BE-së duhet të vazhdojë

Zekirija Haxhiu

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

Hollshtajn: BE-ja duhet të mbajë premtimin dhe të thotë: Ju reflektuat, ne reflektojmë!

Zekirija Haxhiu

Várhelyi mban gjallë shpresat e Shkupit dhe Tiranës, presidenca sllovene ka prioritet negociatat

Bekim Laçi

Shtyhet seanca për rastin “I fuqishmi”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...