Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bërnz: Ne e shohim hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE si interes të përbashkët

Zhurnal Ads

Shkup, 23 nëntor – Shpresojmë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne e kemi bërë shumë të qartë se duam të shohim konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit. Ne e shohim hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE si interes të përbashkët, deklaroi ambasadorja e SHBA-së Kejt Mari Bërnz në një intervistë për televizionin Telma.

Sipas Bërnz, kontestet dypalëshe mes vendeve duhet të zgjidhen jashtë procesit të integrimit.

Jemi të zhgënjyer që Bullgaria e bllokon progresin. Me të vërtetë është e rëndësishme dhe ne vazhdojmë të komunikojmë në lidhje me këtë në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, që të dy vendet të vazhdojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe jashtë dhe të ndara nga procesi i integrimit evropian”, tha Bërnz.

Në intervistë, ambasadorja amerikane u bëri thirrje të gjitha partive politike të bashkohen rreth dy sfidave kryesore me të cilat përballet vendi – lufta kundër Kovid-19 dhe zbatimi i reformave për anëtarësim në BE.

“Gjëja e parë që kërkojnë qytetarët janë zgjidhjet. Shumë e lehtë është të tregosh sfidat, të kritikosh, por ajo që është e vështirë është të punosh së bashku për zgjidhje efektive. Shpresojmë që opozita, por edhe të gjitha partitë politike, të gjitha organizatat të qëndrojnë prapa këtyre dy qëllimeve. Së pari për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe shëndetin e qytetarëve dhe së dyti për të investuar në një të ardhme pozitive që vjen me agjendën e reformave dhe përparimin në rrugën euroatlantike”, tha Bërnz në një intervistë për televizionin Telma.

Lidhur me politikën e jashtme të SHBA-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, Bërnz tha se kishte shumë çështje të hapura dhe administrata e re do të shpall agjendën e saj në kohën e duhur.

Ajo theksoi se SHBA-ja mbetet lider në përgjigjen ndaj luftës kundër pandemisë me mbi 100 miliardë dollarë mbështetje dhe ndihmë në nivel global dhe me mbështetjen dhe ndihmën e katër milionë dollarë vetëm vitin e kaluar në sektorin shëndetësor për vendin tonë.

“Ju do të shihni se SHBA-ja do të mbetet e angazhuar. Ka mbështetje të madhe për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Maqedoninë e Veriut në të dy dhomat e Kongresit tonë dhe në Shtëpinë e Bardhë dhe pres që kjo të vazhdojë edhe pas 20 janarit”, tha Bërnz.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Tragjedi në fshatin Krushopek të Sarajit, humb jetën 7 vjeçari

T E

BE: Më mirë testime, sesa mbyllje të kufijve

T E

Rreth 30 vila në fshatin Tërpejca duhet të prishen

T E

Pas infektimit me Covid 19, Karaxhovski shtrohet në spital me bashkëshorten

T E

Filipçe: Pas shpalljes së gjendjes së krizës, do të kemi në dispozicion edhe kapacitetet e spitaleve private

E.E.

Nevojiten rreth 16 ditë për kurim për një të infektuar me Covid-19

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...