Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Bërnz: Nuk mund të ketë asnjë justifikim për një akt të tillë të dhunës politike, nga kjo do të dalim më të fortë

Shkup, 8 janar – Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Bërnz në një shkrim në Tuiter e dënoi dhunën në Kongresin amerikan në Uashington.

“Jam mirënjohëse për shfaqjen e kujdesit dhe mbështetjes nga miqtë dhe partnerët në Maqedoninë e Veriut të cilët e transmetuan besimin e tyre në forcën dhe rezistencën e demokracisë amerikane. E di se nga kjo do të dalim më të fortë dhe se po vijnë ditë më të mira”, shkroi ambasadorja amerikane në Tuiter.

Ajo thekson se nuk mund të ketë ansjë justifikim për një akt të tillë të dhunës politike, siç ishte sulmi ndaj Kapitoll Hill të mërkurën.

“Përfaqëson ngushëllim që këto akte të dhunës ishin dënuar përgjatë SHBA-së dhe vetëm pas disa orëve, Kongresi ynë e konfirmoi zgjedhjen e Bajdenit si president i ardhshëm i SHBA-së, ndërsa presidenti Tramp premtoi tranzicion të rregullt dhe të pakushtëzuar të pushtetit më 20 janar”, shkroi Bërnz në profilin e tij zyrtar në Tuiter.

Para dy ditëve një turmë e mbështetësve të presidentit në largim, Donald Tramp sulmuan në Kongresin amerikan, me çka jetën e humbën pesë persona.

Postime të ngjashme

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

R Zh

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

R Zh

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...