BERZH-i do t’i prezantojë rezultatet nga programi GEFF

Shkup, 28 shtator – Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) sot do t’i prezantojë rezultatet nga programi GEFF dhe paralajmërimin për financimin e mëtutjeshëm të efikasitetit energjetik në sektorin banesor në Ballkanin Perëndimor.

 

Qëllimi i ngjarjes është të prezantohen rezultatet e arritura nga programi GEFF, për çka do të ndahen edhe çmime dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit në program.

Gjatë ngjarjes, do të mbahet edhe panel-diskutim ku do të diskutohet për sfidat dhe planet për rritje të investimeve në efikasitetin energjetik dhe gjelbërim shtesë i ekonomisë në rajon, në pajtim me Agjendën e gjelbër të BE-së dhe Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor.

Folës dhe panelistë në ceremoninë e ndarjes së çmimit GEFF janë Aleksandra Vukosavljeviq, drejtoreshë e Institutit financiar për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore të BERZH-it, RIçard Masa, udhëheqës i sektorit për kornizë investuese për Ballkanin Perëndimor, Violeta Kogalniçeanu, udhëheqëse për infrastrukturë dhe efikasitet energjetik dhe Leander Trepel, drejtor në Bordin për Austri, Izrael, Qipro, Maltë, Kazakistan, Bosnjë të BERZH-it.

Ngjarja do të mbahet onllajn në platformën ZOOM në gjuhën angleze, ndërsa do të sigurohet edhe përkthim në gjuhët e Ballkanit Perëndimor. Ngjarja do të jetë e kapshme përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në portalin Balkan Green Energy News.

Programi GEFF në periudhën e ardhshme do të sigurojë gjithsej 135 milionë euro, që do të kahëzohen drejt rritjes së efikasitetit energjetik në rajon, me çka do të zbuten ndikimet nga ndryshimet klimatike.

GEFF në Ballkanin Perëndimor zbatohet në suaza të Programit rajonal për efikasitet energjetik dhe mbështetet nga mjetet nga granti i Bashkimit Evropian, Korniza investuese për Ballkanin Perëndimor dhe Ministria e Financave e Republikës së Austrisë.

Programi GEFF u ndihmon amvisërive të investojnë në teknologji të larta efikase me sigurimin e mjeteve financiare përmes bankave lokale të cilat janë partnerë në program. 

Related posts

Sot një pjesë e Radishanit pa ujë

N E

Osmani në Vatikan në shënimin qendror të jubileut pesë vjet kanonizim të Nënës Terezë

Redaksia

As sot nuk kanë ardhur ekspertët gjerman për hetime në Spitalin e Tetovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More