Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Besa Shahini deklaron se e ka mbështetur LVV-në, përgjigjet nëse do t’i bashkohet

Pas largimit nga posti i ministres së Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë, Besa Shahini, ka folur për planet në politikë.

Ajo është pyetur edhe për mundesinë e kalimit në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi deklaron se në të kaluarën e ka mbështetur këtë subjekt politik.

“Po, kam mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje. Ka qenë një organizatë që ka artikuluar një të majtë të re dhe që ka artikuluar për Bashkimin Kombëtar. Por kur neve na erdhi oferta, VV ka bërë çdo gjë që në të mos vinin në politikë në Shqipëri. Kur erdhi në qeveri hoqi dorë nga artikulimi i bashkimit kombëtar. Kjo më ka bërë skeptike për artikulimin e tyre për bashkim. Unë e di që nuk bëhet bashkimi me një marrëveshje, por kur heq dorë nga artikulimi atëherë nuk ndodh kurrë”, tha Shahini.

Por kur u pyet nëse një aderim i saj në LVV është afër, ajo e mohoi një gjë të tillë.

Postime të ngjashme

Ministri gjerman tregon arsyen e vizitës në Prishtinë e Beograd

S.B.

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas arrin në Kosovë

S.B.

Murati sqaron vendimin për shtesat e pensioneve bazike

S.B.

AAK e quan skandaloze ndaljen e shtesave për pensionistët, kërkon nga Qeveria ta anulojë këtë vendim

S.B.

Osmani falënderon shefin e BE-së, Szunyog për vaksinat që janë siguruar nga BE-ja

S.B.

Tërmkolli reagon pasi Abdixhiku e takon Jusuf Buxhovin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...