Deputetja e PS Evis Kushi, do të zërë vendin e Besa Shahinit për postin e Ministres së Arsimit, pikërisht në ditën kur edhe filloi viti i ri shkollor.
Lajmin e ka konfirmuar vetë kryeminstri, përmes një komunikimi live në Facebook.
Rama shprehu keqardhje për largimin e Shahini, teksa tha se ishte i nderuar që e kishte patur si bashkëpunëtore.
Nga ana tjetër, deputetja Kushi tha se ishte privilegj dhe një përgjegjësi marrja e kësaj detyre.
Në fund, Rama e përcolli Shahinin dhe e mirëpriti Kushin me një kafe turke.
Pak ditë më parë, Shahini deklaroi se do të largohej nga detyra në fund të mandatit, por mesa duket preferoi që ta përshpejtonte këtë vendim.