Agjencia Zhurnal.mk

“Besa” shqiptare për shpëtimin e hebrenjve para publikut në Alabama

“Besa” është një tregim i pathënë më parë mbi Shqipërinë, një vend i vogël evropian që hapi kufijtë e vet për të strehuar ikanakët hebrenj, sado që u ballafaqua me një okupim të pashembullt nazist.

Gjithçka kishte nisur kur fotografi amerikan me prejardhje hebraike, Norman H. Gershman, kishte kuturisur në Shqipëri për të dokumentuar guximin dhe përdëllimin e shqiptarëve për familjet hebraike. Në vitin 2002, ai u nis në vendin e shqiptarëve për të fotografuar familjet që iu dhanë strehë atyre që po dëboheshin e vriteshin në çdo vend të Evropës. Aty Gershman u njoh me Rexhep Hoxhën, i ati i të cilit kishte fshehur në shtëpinë e tij një familje hebrenjsh nga Bullgaria. Refugjatët kishin harruar librat e shenjtë të lutjeve, e amaneti i shqiptarit të besës kishte qenë që ata t’iu riktheheshin atyre. Në një udhëtim fascionues, Gershman i mundësoi Hoxhës ta vizitonte Izrealin e t’ia dorëzonte librat e shenjtë familjes që i kishin strehuar.

Me këtë përshkrim, “Jewish Film Institute“ përmbledh filmin dokumentar “Besa, The Promise”, nën regjinë e Rachel Goslins, që u filmua në Shqipëri, Bullgari, Izrael e Shtetet e Bashkuar me gjithfarë intervistash dramatike me të mbijetuarit dhe shpëtuesit. I realizuar në vitin 2012, ky film 86-minutësh të enjten (sot) hap siparin e “Mobile Jewish Film Festival 2020” në “Mobile Museum of Art” në Alabama të Shteteve të Bashkuara. Si ngjarje e përvitshme, e sponsorizuar nga “Mobile Area Jewish Federation”, ky festival mëton t’ua përkujtojë anëtarëve të komunitetit se historia amerikano-hebraike është po ashtu edhe histori amerikane. Prej 16 janarit deri me 2 shkurt, edicioni i sivjetmë i tij shfaq dhjetë filma mbi rëndësinë historike të hebrenjve, kulturën e muzikën e tyre.

“Gjithçka shpaloset nëpërmjet prizmit të dy burrave të bashkuar në një kërkim të papritur: Norman H. Gershman, një fotograf i njohur hebraiko-amerikan i vendosur për të dokumentuar guximin dhe dhembshurinë e shqiptarëve; dhe Rexhep Hoxhës, një këpucëtar shqiptar që vendos t’ia rikthejë tre libra me vlerë anëtarit të fundit të mbijetuar të familjes hebraike, të cilën i ati i tij e kishte strehuar gjashtëdhjetë vjet më parë. Kur këta dy burra takohen, një dramë e papandehur personale vihet në lëvizje – një që lidh breza e fe, bashkon etër e bij, myslimanë e hebrenj”, thuhet në faqen e “Mobile Jevish Film Festival” teksa përshkruhet filmi dokumentar “Besa”./koha.net

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...